Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Vrajolli: Institucionet duhet të jenë të vetëdijshme se KFOR-i nuk ka mision të përhershëm në Kosovë

Vrajolli: Institucionet duhet të jenë të vetëdijshme se KFOR-i nuk ka mision të përhershëm në Kosovë

Aktuale November 22, 2020 - 16:46

Nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) thonë se për momentin nuk ka rrezik që trupat amerikane të tërhiqen nga Kosova, por drejtori i kësaj qendre, Mentor Vrajolli, ka thënë për “Zërin” se institucionet vendore duhet ta kenë të qartë se KFOR-i në Kosovë nuk ka mandat të përhershëm dhe se duhet të përgatiten për të ndërtuar kapacitete mbrojtëse për të qenë të gatshme ta ruajnë sovranitetin.

Vranjolli thotë se Ministria e Mbrojtjes duhet të jetë më transparente në lidhje me hapat që po merr në ngritjen e kapaciteteve për ta ruajtuar sovranitetin.

“Rreziku i tërheqjes se trupave amerikane nga Kosova duket të jetë relativisht i vogël. Mirëpo, gjithsesi institucionet e Kosovës duhet të jenë të vetëdijshme se KFOR-i nuk është mision me mandat të përhershëm e që synon të qëndrojë në Kosovë përgjithmonë. Andaj, përpjekjet për të ndërtuar kapacitetet e plota mbrojtëse duhet të jenë intensifikuara. Respektivisht Kosova sa më parë duhet të jetë e gatshme që të mbrojë sovranitetin e saj nga çfarëdo kërcënimi, i cili mund ta kanosë atë. E për t’u siguruar që kjo do të ndodhë Ministria e Mbrojtjes gjithsesi duhet të jetë më transparente në lidhje me hapat të cilat është duke i ndërmarrë”, ka thënë Vranjolli për “Zërin”.