Infektuar: 38431
Shëruar: 23754
Vdekur: 989
Hoti: Kongresi i Manastirit jetësoi ëndrrën e brezave për një alfabet të njësuar të gjuhës shqipe

Hoti: Kongresi i Manastirit jetësoi ëndrrën e brezave për një alfabet të njësuar të gjuhës shqipe

Aktuale November 22, 2020 - 17:42

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kujtuar sot 112-vjetorin e Kongresit të Manastirit, për të cilin ka thënë se është ngjarja më e rëndësishme e historisë së kombit shqiptar.

Hoti ka përmendur të gjithë intelektualët që morën pjesë në Kongresin e Manastirit të viti 1908, duke thënë se ata unifikuan ëndrrën e kahmotshme të brezave për një alfabet të njësuar të gjuhës shqipe.

“22 Nëntori - Dita e Alfabetit është një ndër datat më të rëndësishme të historisë së kombit tonë. Kongresi i Manastirit i vitit 1908, me Fishtën, Mjedjen, Zavalanin, Qiriazin e intelektualë të tjerë të shquar të kohës, unifikoi përgjithmonë shkronjën shqipe, duke e jetësuar ëndrrën e kahmotshme të brezave për një alfabet të njësuar të gjuhës shqipe”, ka shkruar Hoti./Zëri