Zemaj bisedon me ambasadorin gjerman për situatën me pandeminë COVID-19

Zemaj bisedon me ambasadorin gjerman për situatën me pandeminë COVID-19

Aktuale November 25, 2020 - 18:20

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është takuar me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, me të cilin ka këmbyer informata sa i përket situatës epidemiologjike me COVID-19 në dy shtetet, raporton Zeri.info.

Në këtë takim Zemaj tha se përkrahja e Gjermanisë për Kosovën në këtë kohë pandemie është e rëndësishme.

“Statistikat e të infektuarve me infeksionin COVID -19, janë tejet shqetësuese për vendin tonë dhe kontinentin, prandaj këmbimi i përvojave në menaxhimin e situatës, sikur edhe përkrahja e Gjermanisë për Kosovën, është shumë e rëndësishme”, ka thënë Zemaj.

Ai gjithashtu e ka informuar ambasadorin Rohde edhe për mobilizimin e kapaciteteve njerëzore dhe infrastrukturën shëndetësore për t’iu përgjigjur nevojave të kësaj vale të infeksionit. /Zëri