Haradinaj-Stublla merret me Lajçakun, por nuk reagon për skandalet me emërimet e konsujve

Haradinaj-Stublla merret me Lajçakun, por nuk reagon për skandalet me emërimet e konsujve

Aktuale November 26, 2020 - 14:54

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pas letrës së nga i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në të cilën atij i kërkohet kryeministrit Avdullah Hoti që Kosova të respektojë marrëveshjen për lëvizjen e lirë të arritur në Bruksel.

Në një shkrim në Twitter, kryediplomatja kosovare, ia ka kujtuar Lajçakut edhe marrëveshjen e 25 gushtit të vitit 2015 për hapjen e Urës mbi lumin Ibër, e cila nuk po zbatohet, transmeton Zeri.info.

“Liria e Lëvizjes, së pari dhe më e rëndësishmja do të thotë hapja e menjëhershme e Urës në Ibër në Mitrovicë”, ka shkruar Haradinaj-Stublla, e cila ka publikuar marrëveshjen e vitit 2015.

Ndryshe ka dy ditë që në media është raportuar për emërimin e familjarëve të afërt me politikanët nëpër ambasada të Kosovës, për çka Ministria e Jashtme që drejtohet nga Meliza Haradinaj-Stublla, nuk ka reaguar akoma, katër nga konsujt e përgjithshëm janë shkarkuar të mërkurën nga ushtruesja e detyrës se presidentes, Vjosa Osmani me arsyetimin se janë emëruar kundërligjshëm./Zëri