Pas shkarkimeve, Vjosa Osmani pezullon të gjitha konkurset e hapura nga Thaçi

Pas shkarkimeve, Vjosa Osmani pezullon të gjitha konkurset e hapura nga Thaçi

Aktuale November 26, 2020 - 15:04

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka marrë vendim së fundmi që t’i pezullojë të gjitha konkurset në Zyrën e Presidentit të Kosovës, të shpallura më herët.

“Pezullohen të gjitha konkurset aktive për rekrutim në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës dhe pika dy ndalohet hapja e konkurseve të reja në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, deri në një vendim tjetër”, thuhet në dokument, raporton express.

Vjosa Osmani ka marr vendim dje edhe për shfuqizimin e katër dekreteve  për konsuj të përgjithshëm, konkretisht për konsujt e përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë.

Në ndërkohë Vjosa Osmani detyrën e presidentit është duke e ushtruar qysh pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga kjo pozitë.

Në anën tjetër këshilltari për media i Vjosa Osmanit, Bekim Kupina, tha se Osmani nuk e ka aprovuar procedimin e këtij konkursi, raporton Zeri.info.

“Ligji për Presidentin kërkon që çdo veprim i organizimit të brendshëm duhet ta marrë aprovimin e presidentes. Ndaj u.d. e Presidentes, dr.Vjosa Osmani nuk e ka aprovuar procedimin e  këtij konkursi”, tha ai. /Zëri