Haradinaj thyen vendimin e Hotit: Nëpunësit e Grupit Parlamentar të AAK-së, të hënën e kanë të lirë

Haradinaj thyen vendimin e Hotit: Nëpunësit e Grupit Parlamentar të AAK-së, të hënën e kanë të lirë

Aktuale November 28, 2020 - 08:41

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka deklaruar se të gjithë nëpunësit e Grupit Parlamentar të AKK-së do ta kenë pushim ditën e hënë.

Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ky vendim vjen me rastin e Festës së Flamurit Kombëtar.

“Të gjithë nëpunësit e Grupit Parlamentar të AAK-së, të hënën e kanë të lirë me rastin e Festës së Flamurit Kombëtar. Urime!”, ka shkruar ai.

Ndërsa, dje kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se dita e hënë për festën e 28 nëntorit nuk do të jetë ditë pushimi.

“Në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti Covid të ndërmarra nga Qeveria. Ky vendim vjen si solidarizim me të gjithë ata të cilët janë në linjën e parë të frontit me pandeminë Covid- 19, punëtorët shëndetësor, stafin mbështetës në institucionet shëndetësore, polici dhe inspektorat, të cilët janë duke punuar për disa muaj me radhë pa asnjë ditë pushimi”, ka shkruar Hoti./Zëri