Prishtina e Mitrovica me numrin më të madh të të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit

Prishtina e Mitrovica me numrin më të madh të të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit

Aktuale November 28, 2020 - 15:10

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur rastet e reja me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 14 raste të vdekjes dhe 639 të infektuar.

IKSHPK-ja njofton se 480 pacientë janë shëruar nga koronvairusi.

Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna të Kosovës.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 243 raste, Mitrovicë 60 raste, Pejë 41 raste, Fushë-Kosovë 36 raste, Gjakovë 35 raste, Vushtrri 29 raste, Podujevë 24 raste, Klinë 20 raste, Prizren 20 raste, Lipjan 19 raste, Ferizaj 17 raste, Drenas 11 raste, Istog 11 raste, Rahovec 11 raste, Gjilan 10 raste, Skenderaj 10 raste, Obiliq 9 raste, Suharekë 9 raste, Shtime 7 raste, Deçan 4 raste, Malishevë 4 raste, Viti 4 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik dhe Zubin-Potok”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Zëri