Prizreni shënon më së shumti raste të vdekjes, 50 vjeç më i riu

Prizreni shënon më së shumti raste të vdekjes, 50 vjeç më i riu

Aktuale November 28, 2020 - 15:25

Ditëve të fundit është shënuar numër i madh i rasteve të vdekjes nga COVID-19.

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 14 raste të vdekjes.

Sipas IKSHPK-së komuna e Prizrenit ka pasur më së shumti të vdekur ku mosha e tyre ishte mosha mesatare duke filluar nga 80 vjeç, 73,67 dhe një i moshës më të re 50 vjeç. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (80, 73, 67, 50 vjeç), Viti 3 raste (76, 75, 73 vjeç), Gjakovë 2 raste ( 79, 61 vjeç), Prishtinë 2 raste (62, 55 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Obiliq 1 rast (69 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (76 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Zëri