Ndërtesa më e madhe në botë ndriçohet kuq e zi

Ndërtesa më e madhe në botë ndriçohet kuq e zi

Aktuale November 28, 2020 - 17:59

Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi ka bërë të ditur se sot ndërtesa më e madhe në botë, “Burj Kalifa”, e cila gjendet në Dubai, është ndriçuar me ngjyrat e flamurit kuq e zi.

“Sonte Dubai u zbukurua më shumë se kurrë. Në ndërtesën më të madhe në botë (Burj Kalifa) u ekspozua flamuri kuq e zi. Urime Dita e Flamurit”, ka shkruar ai në “Facebook”. /Zëri

Image

.