374 raste aktive me COVID-19 në Gjilan, Haziri: Situata vazhdon të jetë alarmante

374 raste aktive me COVID-19 në Gjilan, Haziri: Situata vazhdon të jetë alarmante

Aktuale November 29, 2020 - 12:45

Në komunën e Gjilanit, aktualisht janë aktiv 374 persona me COVID-19.

Kryetari i kësaj komunës, Lutfi Haziri, ka theksuar se edhe pse javës së fundit ka ulje të numrit të rasteve, situata në Gjilan vazhdon të jetë alarmante.

“#Dita265. Përkundër që javën e fundit kemi ulje të rasteve dhe më shumë të shëruar, situata në Gjilan vazhdon të jetë alarmante. Ju lutem që t’i zbatoni rekomandimet sepse bartja e maskës, higjiena dhe distanca, janë masat e vetme që nuk lejojnë bartjen e infeksionit”, shkruan Haziri.

I pari i Gjilanit, po ashtu rikujton se vizitat dhe pritjet për ngushëllime vazhdojnë të jenë të ndaluara, përkundër rënies së numrit të të infektuarve.

“Vizitat dhe pritjet për ngushëllime janë të ndaluara. Përkundër traditës dhe dhimbjes, mos lejoni që të infektohen fqinjtë dhe familjarët”, thuhet në postimin e Haziri në “Facebook”.

Në këtë postim, Haziri ka dhënë informacione edhe për gjendjen aktuale të numrit të të infektuarve, shëruarve, e të testuarve për COVID-19.

“Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: Nga 6573 të testuar, 2562 kanë rezultuar pozitivë, 2115 janë shëruar, 73 qytetarë e kanë humbur betejën me #COVID19, 374 raste aktive, 65 në hospitalizim dhe 143 mostra në pritje”, shkruan ai./Zëri

 

#Dita265. Përkundër që javën e fundit kemi ulje të rasteve dhe më shumë të shëruar, situata në Gjilan vazhdon të jetë...

Posted by Lutfi Haziri on Sunday, November 29, 2020