Sqarohet MBP-ja, njofton se KQZ-ja ka marrë veturat për shfrytëzim vetëm gjatë procesit zgjedhor

Sqarohet MBP-ja, njofton se KQZ-ja ka marrë veturat për shfrytëzim vetëm gjatë procesit zgjedhor

Aktuale November 29, 2020 - 13:13

Ministria e Punëve të Brendshme ka sqaruar arsyen e qarkullimit të vetuarve të MPB-së gjatë procesit electoral në Podujevë dhe Mitrovicë.

Përmes një komunikate për medie, ministria ka njoftuar se dhënia e veturave është një praktikë që gjatë zgjedhje kërkohet nga KQZ-ja.

“Me këtë rast ju njoftojmë se veturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë dhënë

në shfrytëzim për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për organizmin e zgjedhjeve.

Ju bëjmë me dije se kjo është një praktikë që gjatë organizmit të zgjedhjeve në Kosovë,

KQZ, kërkon nga Ministria e Administratës Publike, mbështetje me vetura për

organizmin të zgjedhjeve”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Theksohet se këto vetura janë dhënë me miratimin e Sekretarit të Përgjithshëm të MPB-së, Lulzim Ejupi.

“Tashmë meqë ish-Ministria e Administratës Publike është shuar në Ministrisë e Punëve të Brendshme, është përgjegjësi e MPB-së që t’iu jep në shfrytëzim vetuat për KQZ-në.

Ju njoftomë se këto vetura janë dhënë në shfrytëzim me miratimin e Sekretarit të

Përgjithshëm të MPB-së, z. Lulzim Ejupi”, thuhet në komunikatë./Zëri