Dy të tretat e ushtarëve irlandezë në KFOR infektohen me koronavirus

Dy të tretat e ushtarëve irlandezë në KFOR infektohen me koronavirus

Aktuale November 29, 2020 - 14:13

Të paktën tetë ushtarë irlandezë, të cilët shërbejnë në Kosovë, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, pas një “shpërthimi” të COVID-19 brenda trupave paqeruajtëse në misionin e udhëhequr nga NATO-ja.

Numri prej tetë ushtarëve përfaqëson dy të tretat e kontigjentit irlandez, i cili momentalisht shërben në KFOR.

Mësohet se me COVID-19 janë infektuar po ashtu edhe 18 trupa gjermane, shkruan “IrishExaminer”, transmeton “Zeri.info”.

Që nga fillimi i pandemisë, KFOR-i ka shpërndarë pajisje mjekësore në spitale, duke kontribuar kështu në reagimin lokal të koronavirusit në Kosovë.

Një zëdhënës i Forcave Mbrojtëse irlandeze njoftoi se i gjithë personali i prekur me koronavirus po ndjekë udhëzimet anti-COVID.

Tre ushtarë irlandezë rezultuan pozitivë me koronavirus në mesin e javës së kaluar, mirëpo ky numër u rrit më shumë se dyfish deri këtë të premte.

Ushtarët që rezultuan pozitivë me COVID-19 po mjekohen nga mjekët italianë.

Bazuar në faqen e Forcave të Mbrojtjes irlandeze në internet, Irlanda mban një prani prej 12 trupave në selinë e KFOR-it në “Film City”, në Prishtinë. Ata janë në mesin e 3.500 ushtarëve dhe civilëve të bashkangjitur në këtë mision.

“Ndërkohë që Forcat Mbrojtëse të Irlandës nuk komentojnë mbi specifikat me të cilat përballen individualisht ushtarët e prekur me COVID-19, ne mund vetëm të konfirmojmë praninë e virusit nës mesin e personelit irlandez në KFOR”, tha zëdhënësi i i Forcave Mbrojtëse irlandeze.

"Shëndeti dhe mirëqenia e personelit tonë është primare”.

Zona e përgjegjësisë së kompanisë irlandeze në Kosovë mbulon rreth 190 kilometra katrorë.

Muajin e kaluar, ushtarët irlandezë morën pjesë në një mision të KFOR-it për shpërndarrjen e disa strehimoreve të përkohshme, në objektet e testimit COVID-19, në Graçanicë dhe Lapnasellë, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe me koordinatorin e UNDP-së në Kosovë. /Zëri