Fotografoi votën në Podujevë, qytetari shoqërohet në polici

Fotografoi votën në Podujevë, qytetari shoqërohet në polici

Aktuale November 29, 2020 - 14:22

Një person sot gjatë ditës në komunën e Podujevës ka fotografuar fletëvotimin në qendrën e votimit në shkollën “Isa Boletini”.

Përmes një njoftimi për media nga Prokuroria kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka dhënë urdhër që personi i njejtë të shoqërohet në Polici për t’u intervistuar.

“Prokurori i Shtetit njofton opinionin se menjëherë pas marrjes së informatës se një person ka fotografuar votën e tij në vendvotimin nr. 1824 E, në shkollën “Isa Boletini”, Prokurori i Shtetit, ka dhënë urdhër që personi i njëjtë duhet të shoqërohet në Polici për tu intervistuar, si dhe që të verifikohen pretendimet e tilla lidhur me këtë gjë”, thuhet në njoftim./Zëri