Interesim i vogël i qytetarëve për të votuar në Mitrovicën e Veriut

Interesim i vogël i qytetarëve për të votuar në Mitrovicën e Veriut

Aktuale November 29, 2020 - 14:31

Interesim i vogël është parë tek qytetarët për të shfrytëzuar të drejtën e tyre ligjore për të votuar në vendvotimin në shkollën “7 shtatori” në Mitrovicën e Veriut.

Menaxheri në këtë pikë të votimit, Erden Rexhepi, tha se presin në orët në vazhdim të ketë më shumë qytetarë pasi deri më tani kanë pasur një numër të vogël të votuesve.

“Interesimi ka qenë deri, një numër i vogël ka dal.Kështu që prej 872 personave që presim me dal që kanë drejtë votimi, kështu që jonë veç 45-60 vet deri tash. Interesimi i vogël, kush e di ndoshta që është e diela dhe presim ndoshta me dal dikur më vonë. Gjithçka është në rregull qendra e votimit është hap në ora 7, kanë fillu me ardh por pak”, tha Rexhepi.

“I kemi mbrojtëset me Covid, edhe personat që vijnë e din masat që jonë, kështu që veç jemi mësu me to, distanca, maska, s’kemi pasë problem gjithçka po shkon në rregull”, shtoi ai.