Haradinaj kujton lirimin e tij nga Haga, beson në pafajësinë edhe të bashkëluftëtarëve
Foto:Laura Hasani

Haradinaj kujton lirimin e tij nga Haga, beson në pafajësinë edhe të bashkëluftëtarëve

Aktuale November 29, 2020 - 14:33

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar lirimin e tij nga Tribunali Penal Ndërkombëtar i Hagës për krimet në ish-Jugosllavi.

Përmes një postimi në “Facebook” Haradinaj ka thënë se para tetë vitësh u dëshmuar për herë të dytë pastërtia e luftës së UÇK-së.

“Tetë vite më parë u dëshmua për të dytën herë pastërtia e luftës së UÇK-së, e imja dhe bashkëluftëtarëve të mi”, ka shkruar Haradinaj.

Ai thotë se beson në pafajësinë edhe te ish-bashkëluftëtarëve të tij që aktualisht gjenden në paraburgimin e Gjykatës Speciale.

“Populli i Kosovës pas gati një shekull dhune sistematike, kapi pushkët në mbrojtje të jetës dhe tokës së tij. Pastërtia e luftës së UÇK-së, mori përkrahjen e mbarë botës demokratike në krye me NATO-n. Andaj, besoj në pafajësinë edhe të bashkëluftëtarëve që sot përballen me sfidën e radhës në Hagë. Ata shkuan si çlirimtarë atje, ashtu do të kthehen. Historia shkruhet vetëm një herë!”, tha ai./Zëri