Bahtiri thotë se me kërkesë të qytetarëve, sheshet për fundvit do të zbukurohen

Bahtiri thotë se me kërkesë të qytetarëve, sheshet për fundvit do të zbukurohen

Aktuale November 29, 2020 - 14:52

Komuna e Mitrovicës do të zbukurojë sheshet e saj për festat e fundvitit.

Vendimin e ka marrë dhe ka bërë të ditur vetë kryetari i kësaj komunë, Agim Bahtiri.

“Duke i pasur parasysh kërkesat e qytetarëve për zbukurim të shesheve të qytetit për festën e Vitit të ri dhe gatishmërinë e bizneseve për të kontribuar në këtë peoces, ju njoftoj se kam marrë vendim që qyteti të zbukurohet për fundvit”, i pari i Mitrovicës, përmes një postimi në “Facebook”.

Bahtiri theksoi se për zbukurimin e qyetetin nuk do të shfrytëzohet buxheti i komunës, por me atë privat.

“Mirëpo, për shkak të situatës së pandemisë dhe nevojave për menaxhimin e saj me paratë publike, asnjë cent i komunës nuk do të shpenzohet për zbukurimin e qytetit.

Zbukurimi i shesheve do të paguhet nga disa biznesmenë të cilat iu kanë bashkëngjitur iniciativës time që ky proces të kryhet me buxhet privat, ku unë do të jem i pari që do të participoj me para personale”, shkruan Bahtiri.

 

Duke i pasur parasysh kërkesat e qytetarëve për zbukurim të shesheve të qytetit për festën e Vitit të ri dhe...

Posted by Agim Bahtiri on Sunday, November 29, 2020