Komunat ku u regjistruan rastet me COVIDD-19 gjatë 24 orëve të fundit

Komunat ku u regjistruan rastet me COVIDD-19 gjatë 24 orëve të fundit

Aktuale November 29, 2020 - 15:10

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka raportuar edhe për 625 raste të reja në Kosovë, identifikuara gjatë 24 orëve të fundit.

Në komunën e Prishtinës vërehet një ulje e numrit të rasteve të reja, nga 319 sa rezultuan të shtunën, sot janë regjistruar 243 të infektuar të rinj.

60 raste raportohet të jenë regjistruar në komunën e Mitrovicës dhe 41 në Pejë.

Rastet e tjera pozitive janë në Fushë-Kosovë 36 raste, Gjakovë 35 raste, Vushtrri 29 raste, Podujevë 24 raste, Klinë 20 raste, Prizren 20 raste, Lipjan 19 raste, Ferizaj 17 raste, Drenas 11 raste, Istog 11 raste, Rahovec 11 raste, Gjilan 10 raste, Skenderaj 10 raste, Obiliq 9 raste, Suharekë 9 raste, Shtime 7 raste, Deçan 4 raste, Malishevë 4 raste, Viti 4 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik dhe Zubin-Potok./Zëri