“Mos u gëzoni shumë, Bulliqi dallon pak prej Veliut”

“Mos u gëzoni shumë, Bulliqi dallon pak prej Veliut”

Aktuale November 29, 2020 - 23:54

Reagime të shumta kanë ardhur pas rezultatit të zgjedhjeve në komunën e Podujevës, ku ka fituar kandidati i LVV-së, Shpejtim Bulliqi.

Ehat Miftaraj nga Instituti për Drejtësi, ka thënë se kryetari i ardhshëm i Podujevës, Shpejtim Bulliqi dallon pak nga ish-kryetari Agim Veliu, trasnemton Zeri.info.

Për këtë ai ka marrë si referencë komunat ku udhëheq LVV-ja.

“Mirë shumë që humbi Agim Veliu në Podujevë, vetëm mos u gëzoni shumë se Bulliqi dallon shumë pak prej të parit, me pak fjalë kopje e të njëjtit.Qeverisjet në Prizren, Mitrovicë dhe Prishtinë po i marr si referencë”, ka shkruar Miftaraj.

Sidoqoftë, sipas tij, Kosova ka nevojë për ndryshim nga politika mbrapshtë e 20 viteve të fundit./Zëri