Infektuar: 58988
Shëruar: 51518
Vdekur: 1479
MF-ja njofton për ekzekutime “masive” të pagesave për rimëkëmbjen ekonomike

MF-ja njofton për ekzekutime “masive” të pagesave për rimëkëmbjen ekonomike

Aktuale December 03, 2020 - 21:25

Janë ekzekutuar sot, për herë të parë, pagesat e rregullta nga thesari i shtetit.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka njoftuar se sot janë ekzektuar edhe “pagesat e kthyera apo ripagesa dhe pagesat e rregullta”.

“Ju njoftoj se pas përditësimit te fundit te informatave nga ju ne ATK, sot kemi ekzekutuar nga thesari i shtetit, pagesa masive për rimëkëmbjen ekonomike si ne vijim: Ri pagesa (pagesa te kthyera ) kemi ekzekutuar gjithsej 1114 pagesa me shume totale 867,864.49€. Pagesa te rregullta (hera e pare) kemi ekzekutuar gjithsej 199 pagesa me shume totale 116,604.62€. Ne total 1313 pagesa me shumë totale 984,469.1€”, shkruan Krasniqi në një postim në “Facebook”.

Zv.ministri njoftoi se për shkak të informatave të gabuara që bizneset i kanë pasur në ATK, këto mjete nuk janë ekzekutuar më herët.

“Shume qytetarë po me pyesin për ekzekutim të pagesave nga programi për rimëkëmbje ekonomike e të cilat pagesa për shkaqe te informatave te gabuara nuk janë ekzekutuar”, shkruan Krasniqi. /Zëri