Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit

Aktuale December 05, 2020 - 09:32

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit, e cila është caktuar në vitin 1985 nga Asambleja e Përgjithshme OKB-së.

Për ndër të kësaj dite në Kosovë, organizata Let’s Do It do të mbajë ceremoninë e shpalljes së vullnetarëve të vitit 2020, transmeton Klan Kosova.

“Ne i kemi dalluar ata më së shumti për kontributin e dhënë në fushën e mbrojtjes së mjedisit, në luftën ndaj COVID-19 si dhe në disa fusha të tjera mjaft interesante të cilat do të bëhen të ditura nesër. Shpallja e vullnetarëve të vitit ka qenë e planifikuar të jetë një event më madhështor, ashtu siç është edhe vet puna vullnetare, mirëpo për shkak të situatës me pandeminë është reduktuar numri i pjesëmarrësve dhe të ftuarve të tjerë. Me këtë rast, janë ndërmarrë edhe të gjitha masat e tjera për mbrojtje ndaj COVID-19!”, thuhet në njoftim.