Kosova dhe Shqipëria me Konsullatë të përbashkët në Strugë

Kosova dhe Shqipëria me Konsullatë të përbashkët në Strugë

Aktuale December 05, 2020 - 10:49

Ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka bërë të ditur se tashmë zyrtarisht është arritur marrëveshja që Kosova dhe Shqipëria të ketë një hapësirë të përbashkët të Konsullatave në qytetin e Strugës.

Sipas tij sado që duket simbolik ky vendim është dëshmi se synimi për shërbim diplomatik të përbashkët po vazhdon.

Cakaj po ashtu theksoi se edhe marrëveshja e nënshkruar nga partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës, për të vepruar si një forcë e vetme në Medvegjë, mbart një rëndësi të veçantë.

Ai ka thënë se deri sa të ketë unitet e mobilizim të brendshëm, edhe angazhimi i Shqipërisë kundër procesit të fshirjes së adresave do të bëhet më i fuqishëm.

"S'ka fjalë, ndërkaq, se ne do të vazhdojmë përpjekjen tonë për të shtuar mbështetjen politike dhe institucionale, veçanërisht për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë", ka shkruar ai në "Facebook".

Gjatë ditës së djeshme ministrja së MPJD-së, Meliza Haradinaj-Stublla me ministrin në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj si dhe përfaqësuesit e shqiptarë të Luginës së Preshevës kanë nënshkruar tri marrëveshje bashkëpunimi. /Zëri