Vdes pediatri i Spitalit të Pejës, ishte infektuar me COVID-19

Vdes pediatri i Spitalit të Pejës, ishte infektuar me COVID-19

Aktuale December 05, 2020 - 10:51

Ka vdekur sot Gëzim Berisha, pediatër në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Lajmin e ka bërë të ditur në "Facebook", Spitali i Pejës.

Sipas njoftimit të Spitalit, Berisha ishte infektuar me COVID-19.

"Pikëllim e dhimbje sot ka secili punëtor i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. Pediatri ynë duke ju shërbyer pacientëve u infektua me Covid-19 dhe sot Dr. Gëzim Berisha humbi betejën me Covid-19. Si njeri e si Mjek gjithmonë ishe njerëzor, i dashur dhe punëtor. Gjithmonë ishe në shërbim të pacientëve në luftë e pas saj. Në zemrat tona sot kanë dhimbje, ndërsa ti Dr. Gëzim do të jesh gjithmonë në zemrat dhe kujtesën tonë, sepse ashtu siç e kishe emrin gjithmon të gjithë i gëzoje. Pusho i qetë në parajsë Dr. Gëzim Berisha.", thuhet në njoftim. /Zëri