Infektuar: 58988
Shëruar: 51518
Vdekur: 1479
Mbi 700 gjoba gjatë 24 orëve për qytetarët që nuk respektuan masat anti-COVID

Mbi 700 gjoba gjatë 24 orëve për qytetarët që nuk respektuan masat anti-COVID

Aktuale December 05, 2020 - 11:10

Policia e Kosovës të dielën ka shqiptuar mbi 700 gjoba për qytetarët që nuk kanë respektuar masat anti-COVID.

Përmes raportit 24-orësh të Policisë, bëhet e ditur se janë shqiptuar 772 gjoba në bazë të ligjit për COVID-19, përcjell Zeri.info

Kryesisht këto gjoba po shqiptohen për qytetarët që nuk po vendosin maska mbrojtëse në hapësira publike.

Po ashtu të dielën kanë ndodhur 52 aksidente trafiku, janë shqiptuar 751 gjoba për shkelësit e rregullave në trafik dhe janë arrestuar 21 persona. /Zëri