Shpresa e bizneseve, te Ligji për rimëkëmbje ekonomike

Shpresa e bizneseve, te Ligji për rimëkëmbje ekonomike

Aktuale December 05, 2020 - 13:21

Bashkim Osmani, pronar i kompanisë “Laberion”, që merret me prodhimin e lëngjeve në Kosovë, thotë se miratimi i Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, edhe pse shumë i vonuar, pritet të ndihmojë në rimëkëmbjen e bizneseve që kanë pësuar humbje nga pandemia e shkaktuar nga koronavirusi.

Kompania “Laberion”, për shkak të masave kufizuese për parandalimin e pandemisë, ka zvogëluar kapacitetet prodhues për 20 për qind, por që nuk ka larguar asnjë punëtorë nga puna.

Me përfitimet eventuale nga Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, Osmani thotë se do kujdeset për kushtet dhe pagat e punëtorëve. Numri i punëtorëve të rregullt në këtë kompani është 76, kurse 70 të tjerë punojnë gjatë sezonit të verës.

“Për mua punëtorët e kanë rolin kryesor dhe jo kompanitë. Unë prioritet apo kujdes të veçantë i kam punëtorët, mundohem që të krijoj favore, benificione në mënyrë që t’i motivoj për punë. Kështu që miratimi i projektligjit do më ndihmoj në këtë aspekt”, thotë Osmani për Radion Evropa e Lirë.

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike ka arritur të votohet të premten në Kuvendin e Kosovës, pas propozimit të disa amendamenteve nga Partia Demokratike e Kosovës, si kusht për të votuar projektligjin, me të cilat janë arritur votat e nevojshme për miratim.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se rreth 600 milionë euro arrin vlera financiare e këtij projektligji, me të cilën shumë do të përkrahen bizneset dhe qytetarët./REL

Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU