Infektuar: 54839
Shëruar: 48046
Vdekur: 1392
Musliu reagon ashpër ndaj opinionistes Aliu: Raciste e ndyrë!

Musliu reagon ashpër ndaj opinionistes Aliu: Raciste e ndyrë!

Aktuale January 12, 2021 - 10:29

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj opinionistes Luljeta Aliu pas deklaratës së mbrëmshme në një emision televiziv.

Musliu e ka quajtur raciste Aliun, e cila krahasoi votuesit e PDK-së me ata të Kralevës gjatë debatit që kishte me sapo të aderuarin në PDK, Ardian Kastratin.

“Zgërdhiju Lule, zgërdhiju. Zgërdhiju moj mjerane e gërditshme. Zgërdhiju moj dështake e frustruar dhe e neveritshme. Zgërdhiju moj raciste e ndyrë. Zgërdhiju, sepse po të jepet hapësira e ti çdo hapësirë që e frekuenton, e qelb”, ka shkruar Musliu në reagimin e saj. /Zëri