Infektuar: 54839
Shëruar: 48046
Vdekur: 1392
Ndalohet qarkullimi në urën e fshatit Rogovë të Gjakovës, rrezikohet shembja e saj

Ndalohet qarkullimi në urën e fshatit Rogovë të Gjakovës, rrezikohet shembja e saj

Aktuale January 12, 2021 - 14:10

Komuna e Gjakovës ka njoftuar se është marrë vendimi për ndalimin e qarkullimit të automjeteve dhe të këmbësorëve në urën e fshatit Rogovë, raporton "Zeri.info".

Përmes këtij njoftimi, Komuna thekson se pas inspektimit të kësaj ure është konstatuar se mund të shembet si pasojë e dëmtimit.

“Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, është dëmtuar në masë të madhe ura në fshatin Rogovë (rr. ‘Shefki Thaqi’). Pas inspektimit të kësaj ure kemi konstatuar se është e rrezikuar që të shembet si pasojë e dëmtimit të saj. Prandaj, duke filluar nga sot, (12.01.2021), ora 11:00, është marrë vendim që të ndalohet qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve në këtë urë. Lusim qytatarët që për sigurinë e përgjithshme ta respektojnë këtë vendin”, thuhet në njoftimin e kësaj komune. /Zëri