Infektuar: 54839
Shëruar: 48046
Vdekur: 1392
Komisioni Evropian i bie pishman që e quajti Kosovën si Republikë, fshin postimin dhe e zëvëndëson

Komisioni Evropian i bie pishman që e quajti Kosovën si Republikë, fshin postimin dhe e zëvëndëson

Aktuale January 13, 2021 - 10:54

Shërbimi Audiovizuel i Komisionit Evropian në “Twitter”, që shpërndan lajmet nga Komisioni Evropian, ka ndryshuar postimin e djeshëm në këtë rrjet social për takimin e u.d. të presidentes, Vjosa Osmani, me komisionarin për Zgjerim Oliver Varhelyi, pasi Osmanit iu referua si presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës.

Në postimin e parë faqja e Komisionit Evropian ka shkruar: “Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës” e pastaj e ka ndryshuar në: “Presidentja në detyrë e Kosovës”, postim që edhe tani gjendet në këtë faqe.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq ka reaguar në Twitter pas postimit të parë të Komisionit Evropian duke u ankuar se Bashkimi Evropian po e njeh Kosovën pasi i është referuar si Republika e Kosovës.

Image

Ndryshe nga Komisioni Evropian, institucioni tjetër i BE-së, Parlamenti Evropian, në takimet zyrtare i referohet Kosovës si Republika e Kosovës. /Express