Infektuar: 54839
Shëruar: 48046
Vdekur: 1392
Likaj e konfirmon se mësimi do të fillojë më 18 janar

Likaj e konfirmon se mësimi do të fillojë më 18 janar

Aktuale January 14, 2021 - 15:21

Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj, ka deklaruar se gjysmëvjetori i dytë do të nisë më 18 janar.

Përmes një postimi në “Facebook”, Likaj ka thënë se parësor mbetet mësimi sipas skenarit A, mirëpo varësisht nga situata epidemiologjike do të përdoren edhe skenarët (B dhe C).

“Sot takova drejtorët e drejtorive komunale të arsimit dhe kërkova që të bëhen përgatitjet e nevojshme për gjysmëvjetorin e dytë, që do të fillojë më 18 janar 2021. Parësor mbetet mësimi sipas skenarit A, me prezencë në shkolla, mirëpo varësisht nga situata epidemiologjike do të përdoren edhe skenarët tashmë të njohur (B dhe C), të paraparë në udhëzuesin e përgjithshëm të MASH-it”, ka shkruar ai.

Po ashtu ai thotë se ka kërkuar nga drejtorët që të krijohen të gjitha kushtet për fillim të mbarë të mësimit.

“Kërkova bashkëpunim të ngushtë te të gjithë aktorëve, në mënyrë që të krijohen të gjitha kushtet për fillim të mbarë të mësimit”, tha Likaj. /Zëri