Infektuar: 54839
Shëruar: 48046
Vdekur: 1392
Prej sot udhëtarët mund të testohen për COVID-19 në laboratorin në aeroportin “Adem Jashari”
Foto: Laura Hasani

Prej sot udhëtarët mund të testohen për COVID-19 në laboratorin në aeroportin “Adem Jashari”

Aktuale January 14, 2021 - 16:04

Qytetarët që udhëtojnë nga Kosova për në shtetet ku kërkohen dëshmi se nuk janë të infektuar me koronavirus prej sot mund të testohen në laboratorin “EuroLab”, në terminalin e vjetër të aeroportit “Adem Jashari”.

Sot është funksionalizuar ky laborator, i cili do të kryejë testime për COVID-19 në aeroportin “Adem Jashari” për të gjithë qytetarët që udhëtojnë jashtë Kosovës.

Drejtori i “EuroLab”-it, Astrit Ajeti, tha se laboratori ka certifikimin ndërkombëtar më të lartin në rajon, duke theksuar se hapja e këtij laboratori është edhe si rezultat i bashkëpunimit vendor dhe ndërkombëtar.

Image

“‘EuroLab’ ka certifikimin ndërkombëtar më të lartin në rajon. Jemi të gatshëm të ofrojmë shërbime për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa harruar bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Evropë. ‘EuroLab’ është një rezultat i bashkëpunimit mes partnerëve vendorë dhe ndërkombëtarë, falënderoj përfaqësuesit e investitorit turk, me të cilët bashkuam idenë për të hapur laborator të tillë në këtë lokacion, falënderoj edhe përfaqësuesit e ‘Limak’-ut, të cilët hasën në gatishmëri për të bashkëpunuar me rastin e zgjedhjes së lokacionit, një falënderim shkon edhe për Ambasadën Turke dhe Gjermane, për të gjithë asistencën që na kanë ofruar deri në këtë moment”, tha Ajeti para përfaqësuesve nga të dyja ambasadat dhe të ftuarve të tjerë me rastin e ceremonisë së hapjes së këtij laboratori.

Image

Ky laborator do të kryejë testime PCR për COVID-19 përmes teknologjisë më të fundit, ndërsa ata që testohen rezultatin do ta marrin brenda dy orësh.

Image

“Veçanti e ‘EuroLab’-it, përveç lokacionit dhe hapësirës unike, janë edhe pajisjet mjekësore, të cilat janë fjala e fundit e teknologjisë, që do të menaxhohet nga stafi i specializuar dhe i trajnuar për pajisjet që kanë ardhur nga SHBA-ja dhe Gjermania”, tha Ajeti, duke shtuar se nga java e ardhshme presin të marrin certifikimin “Tyefnor” dhe vizitën përmbyllëse të instituti “Robert Koch” nga Gjermania për përmbylljen e vlerësimit të kualitetit të shërbimeve të këtij laboratori. Çmimi për testime në këtë laborator është 35 euro, kapacitet e testimit brenda ditës janë 2500 testime, ndërsa nga një shkurti pritet që kapacitet e testimit ta kalojnë shifrën e 7500 testimeve brenda ditës. /Zëri

 

Image

Image

Image

Image
Image
Image
Image
Image