Infektuar: 54839
Shëruar: 48046
Vdekur: 1392
Hoti nënshkruan vendimin për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë

Hoti nënshkruan vendimin për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë

Aktuale January 14, 2021 - 16:13

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, në bazë të rekomandimeve të Qeverisë dhe duke u bazuar në Raportin e Komisionit për Emërime të Larta në Polici, e ka nënshkruar sot vendimin për emërimin e Samedin Mehmetit, Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

“Mehmeti ka marrë vlerësimet më të larta dhe më së shumti pikë nga anëtarët e Komisionit për Emërime të Larta në Polici, puna e të cilit është monitoruar nga Ambasada Britanike në Prishtinë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë. /Zëri