Infektuar: 58988
Shëruar: 51518
Vdekur: 1479
Daka takon Kosnettin, bisedojnë për zgjedhjet e 14 shkurtit

Daka takon Kosnettin, bisedojnë për zgjedhjet e 14 shkurtit

Aktuale January 14, 2021 - 17:09

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka pritur në një takim ambasadorin amerikan, Philip S. Kosnett, me të cilin kanë diskutuar për përgatitjet rreth mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Daka, siç njofton KQZ përmes një komunikate, ka falënderuar SHBA-në për mbështetjen e pazëvendësueshme, jo vetëm për institucionin që ajo drejton.

Nga ana e tij, ambasadori Kosnett, sipas komunikatës, theksoi rolin e KQZ-së për proceset demokratike në Kosovë, “duke i përkrahur përpjekjet e KQZ-së për të siguruar zgjedhje të lira, të drejta dhe të sigurta për popullin e Kosovës”.

“Ai shprehu mbështetjen për KQZ-në në rolin kyç që ka në organizimin e zgjedhjeve”, u tha në komunikatë. /Zëri