Infektuar: 58988
Shëruar: 51518
Vdekur: 1479
Miftaraj vë bast se “dashuriçka” Kurti-Osmani nuk do të zgjasë më tepër se një vit

Miftaraj vë bast se “dashuriçka” Kurti-Osmani nuk do të zgjasë më tepër se një vit

Aktuale January 14, 2021 - 17:26

Pas marrëveshjes së nënshkruar mes Vjosa Osmanit dhe kreut të LVV-së Albin Kurtit, njohësi i çështjeve juridike nga IKD, Ehat Mitaraj, ka vënë bast një drekë deri në shumën prej 50 eurosh se dashuriçka, siç e ka quajtur ai, mes Kurtit dhe Osmanit nuk do të zgjasë më tepër se një vit.

Sipas Miftarajt, aleancat politike në Kosovë janë të destinuara të dështojnë, raporton Zeri.info

“Ve bast një drekë modeste deri 50 Euro se dashuriçka në mes të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit nuk do të zgjasë më tepër se një vit kalendarik, respektivisht 365 ditë nga sot. Osmani do ta akuzojë Kurtin se ka shkelur parimet e vendosura në marrëveshjen e datës 14 janar 2021! Kurti do t’ia përmend se në kohën kur nuk ke GUXUAR të garosh e vetme, VV të ka dhënë super hapësirë prej 10 vendeve në listën zgjedhore. Aleancat politike në Kosovë janë të destinuara të dështojnë. Nga miq në armiq dhe anasjelltas nga armiq në miq”, ka shkruar Miftaraj në "Facebook".

Gjatë ditës së sotme u zyrtarizua bashkëpunimi mes Kurti dhe Osmanit për zgjedhjet e 14 shkurtit. /Zëri