
Abrashi: Sot LDK-ja ka ngritje 4%
Ministri në detyrë i Infrastrukturës nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi, ka thënë se LDK-ja sot ka shënuar ngritje.
Përmes një shkrimi të shkurtër në “Facebook”, ai tha se LDK-ja sot ka shënuar ngritje për 4 për qind, pa treguar se ku është bazuar.
“E faktuar. Sot LDK ka ngritje 4%. Vazhdojmë LDK”, ka shkruar Abrashi.
“Nostradamusët” këto palë zgjedhje kanë dalë në pah shpesh. Ishin zyrtarë e aktivistë të LVV-së ata që parashikuan rezultat dominues të tyre në zgjedhjet e 14 shkurtit. Pati nga ata që thanë se do t’i fitojnë deri në 75% të votave.
Edhe nga PDK-ja thanë se do të shënojnë rritje ditëve në vijim, ndërsa parashikuan rënie për LVV-në.
Po ashtu, edhe partia e Ramush Haradinajt, AAK-ja, parashikoi rritje, madje thanë se presin të marrin deri në 20 deputetë.
Ndërkaq, reagimi i Abrashit mund të jetë nxitur nga zyrtarizimi i bashkëpunimit dhe angazhimi në një listë të përbashkët për deputetë mes LVV-së së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, e cila u largua nga LDK-ja për të formuar iniciativë të veten. /Zëri
E faktuar. Sot LDK ka ngritje 4%. Vazhdojmë LDK.
Posted by Arban Abrashi on Thursday, January 14, 2021