Infektuar: 54839
Shëruar: 48046
Vdekur: 1392
Haradinaj e fton në debat Osmanin pasi e shpalli kandidaturën për presidente

Haradinaj e fton në debat Osmanin pasi e shpalli kandidaturën për presidente

Aktuale January 14, 2021 - 18:02

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka ftuar publikisht në debat, ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmanin, e cila sot zyrtarizoi bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Me këtë rast, Osmani e ka zyrtarizuar edhe kandidaturën e saj për presidente të vendit.

E Haradinaj, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ka kërkuar nga qytetarët që të vendosin se kush do të udhëheqë, jo vetëm me Qeverinë por edhe me Presidencën.

Ai ka ftuar kundërkandidaten e tij në një debat televiziv.

“Tani pos kandidaturës sime të shpallur kohë më parë, kemi edhe kandidaturën e zonjës Vjosa Osmani. E ftoj kandidaten e re për presidente në një debat televiziv dhe mirëpres këtë mundësi që të debatojmë së bashku për ju”, ka thënë Haradinaj.

Kujtojmë se gara për president të vendit nuk bëhet përmes zgjedhjeve, por atë e zgjedh Kuvendi i Republikës së Kosovës. /Zëri