Infektuar: 70185
Shëruar: 313132
Vdekur: 1616
Kryetari Thaqi, në listën e Vetëvendosjes për deputet

Kryetari Thaqi, në listën e Vetëvendosjes për deputet

Aktuale January 15, 2021 - 15:47

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka njoftuar se kryetari i Demokristianëve të rinj të Kosovës, Aron Thaqi, do të jetë pjesë e listës së Vetëvendosjes për deputet.

Kurti është takuar sot me Thaqin dhe me kryetarin e subjektit të Demokristianëve të Kosovës.

“Arioni është kryetar i Demokristianëve të rinj të Kosovës. U takuam bashkë edhe me kryetarin e subjektit, dr. Ukë Berisha. Arion Thaqi do të jetë në listën garuese të Lëvizjes Vetëvendosje për deputet të ardhshëm në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti. /Zëri

Image