Lista e AAK-së me emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit

Lista e AAK-së me emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit

Aktuale January 16, 2021 - 20:36

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë në zgjedhje e jashtëzakonshme të 14 shkurtit në Kosovë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj ka theksuar se kjo listë përbëhet nga grupmosha të ndryshme dhe prej tyre ka edhe disa që për herë të parë kandidojnë për deputetë.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Në Zgjedhjet Parlamentare të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësohet me një listë që përbëhet prej grupmoshave të ndryshme, duke respektuar kuotën gjinore, të rinj e të reja të cilët kanë arritur të mirëpërgatiten profesionalisht në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ndër ta janë Doktorë Shkence, Specialistë të Mjekësisë, Profesorë Universitar, Juristë e Ekonomistë, Politologë e Sociologë, Arkitektë e Inxhinierë, e po ashtu përfaqësues nga Lugina e Preshevës dhe Diaspora.

Dy e treta e listës përbëhet nga kandidatë që për herë të parë sfidohen në garën zgjedhore”, shkruan Haradinaj në postimin e tij.

I pari i AAK-së ka premtuar se kjo listë garanton fuqizim dhe avancim të interesave të qyetatrëve.

“Kjo ofertë e Aleancës garanton mbrojtje dhe siguri, rimëkëmbje dhe zhvillim ekonomik, sundim ligji dhe mirëqenie, arsim dhe shëndetësi, fuqizim dhe avancim të interesave të qytetarëve dhe shtetit”, thuhet në postim.

Më poshtë lista e plotë e kandidatëve për deputetë të AAK-së./Zëri

 

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Në Zgjedhjet Parlamentare të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së...

Posted by Ramush Haradinaj on Saturday, January 16, 2021