KQZ-ja nis verifikimin e votuesve në diasporë, nga 2 mijë të kontaktuar 75% u lajmëruan në telefon

KQZ-ja nis verifikimin e votuesve në diasporë, nga 2 mijë të kontaktuar 75% u lajmëruan në telefon

Aktuale January 16, 2021 - 22:46

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) informon të gjithë aplikuesit që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë vendit se ka filluar procesin e verifikimit të tyre duke i kontaktuar përmes telefonit.

KQZ po kontakton aplikuesit përmes telefonit dhe nga rreth 2000 persona të kontaktuar, në thirrjet e para të realizuara, mbi 75% e aplikuesve janë lajmëruar në telefon dhe janë konfirmuar aplikimet e tyre. 

KQZ do të vazhdojë të kontaktojë përsëri aplikuesit në mënyrë që t’iu mundësojë verifikimin e aplikimit të tyre./eo