5 mijë e 172 raste aktive dhe rreth 50 mijë të shëruar nga COVID-19

5 mijë e 172 raste aktive dhe rreth 50 mijë të shëruar nga COVID-19

Aktuale January 18, 2021 - 08:25

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në raportin e fundit 24-orësh ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive në vend është 55 mijë e 851. Raportohet se që nga fillimi i pandemisë janë testuar 208 mijë e 583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Nga koronavirusi, në Kosovë, kanë humbur jetën 1 mijë 410 persona të infektuar.

Gjatë 24 orëve të fundit, pas disa javësh, janë shënuar më shumë raste pozitive sesa të shëruar. Njoftohet se ditën e djeshme janë shëruar 279 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49 mijë 269, kurse numri i rasteve aktive është 5 mijë e 172. /Zëri