Në shkollën “Meto Bajraktari” mësimi mbahet sipas skenarit A, po zbatohen rekomandimet e institucioneve

Në shkollën “Meto Bajraktari” mësimi mbahet sipas skenarit A, po zbatohen rekomandimet e institucioneve

Aktuale January 18, 2021 - 09:25

Më shumë se 345 mijë nxënës të nivelit parauniversitar janë rikthyer në bankat shkollore.

Edhe në shkollën fillore “Meto Bajraltari” në kryeqytet mësimi ka filluar me kohë të rregullt.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Zana Zeqiri, ka thënë se të gjitha përgatitjet janë bërë me kohë.

Ajo ka theksuar se nxënësit me padurim e kanë pritur fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, duke shtuar se po zbatohen rekomandimet e institucioneve.

“Po, të gjitha përgatitjet i kemi bërë dhe mësimi ka filluar sipas përgatitjeve. Është bërë dezinfektimi dhe është bërë njoftimi për të gjithë.

Ora e parë ka filluar sipas rregullave dhe orarit të planifikuar. Shkolla jonë punon me skenarin A dhe grupet e para kanë filluar që në 07:30 dhe gjithçka po shkon në rregull.

Me padurim nxënësit e kanë pritur, edhe para kohës së duhur dhe vonesa nuk kemi pasur, është akumuluar ai pushimi njëmujor.

Ky gjysmëvjetor ka filluar sipas skenarit A dhe varësisht nga gjendja me pandemi mund të kalojë në skenarin B, mësim i kombinuar ose mësim online, si pjesë e skenarit të tretë C. /EO