Kosova nis trajtimin e pacientëve me COVID-19 me plazmën e gjakut

Kosova nis trajtimin e pacientëve me COVID-19 me plazmën e gjakut

Aktuale January 18, 2021 - 13:07

Kosova ka miratuar udhëzuesin për trajtim me plazmë kovalescente të pacientëve me COVID-19 si terapi mbështetëse.

Kështu ka bërë të ditur sot ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas nënshkrimit të udhëzuesit.

“Grupi punues me përkushtim dhe në konsultim me praktikat më të mira botërore ka përpiluar udhëzuesin, i cili në mënyrë adekuate udhëzon profesionistët shëndetësorë për përdorimin e plazmës së personave që kanë kaluar sëmundjen e COVID-19, e cila ka krijuar antitrupa të mjaftueshëm për trajtimin e pacientëve. Shpresojmë që plazma kovalsecente, si terapi mbështetëse, do të ndihmojë të gjithë ata pacientë që kanë nevojë për një trajtim të tillë e i cili do të zbatohet sipas udhëzuesit të nënshkruar sot”, ka shkruar Zemaj.

Zemaj ka thënë se pret që qytetarët që kanë kaluar COVID-19 dhe kanë krijuar antitrupa t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes për të dhuruar gjak.

“Institucionet e kujdesit shëndetësor, duke përfshirë Klinikën Infektive së bashku me institucionet e kujdesit shëndetësor, në të cilat janë të hospitalizuar pacientët me COVID, sipas indikacioneve do të bëjnë zbatimin e trajtimit me plazmë kovalescente”, ka shtuar ai. /Zëri

 

Kosova miraton Udhëzuesin për trajtim me Plazmë Kovalescente të pacientëve me Covid-19 si terapi mbështetëse. Në...

Posted by Armend Zemaj on Monday, January 18, 2021