BIK-u nuk bie pre e thashethemeve për vaksinën anti-COVID, kërkon nga besimtarët të vaksinohen

BIK-u nuk bie pre e thashethemeve për vaksinën anti-COVID, kërkon nga besimtarët të vaksinohen

Aktuale January 18, 2021 - 14:03

Për dallim prej shumë grupeve fetare në botë që janë të ndarë në mendime se a duhet marrë vaksinën kundër COVID-19 ose jo, Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) nuk ka dilema të tilla.

Në BIK-u u rekomandojnë besimtarëve të besimit islam në Kosovë që të marrin vaksinën, gjithmonë duke respektuar udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

"Ne si institucion do t’i respektojmë vendimet dhe rekomandimet e IKSHPK-së dhe njëherësh do të kërkojmë nga besimtarët e besimit islam që të veprojnë njëjtë, pra konform rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse", tha BIK-u në një përgjigje për radion “Evropa e Lirë”.

Mendime të ndryshme janë shfaqur në mbarë botën, sidomos nga myslimanët, për shkak të përmbajtjes së vaksinës.

Ata janë të ndarë në mendime pasi një numër besimtarësh refuzojnë të pranojnë vaksinën, për shkak të dyshimeve se ajo përmban xhelatinë derri.

Në një përgjigje që ia ka dhënë zyra e kompanisë amerikane “Pfizer” radios “Evropa e Lirë” në Bosnjë e Hercegovinë, thuhet se “vaksina e tyre është e përshtatshme për veganët” e që do të thotë se asnjë nga përbërësit nuk ka origjinë shtazore.

Çfarë mendojnë pjesëtarët e fesë islame në rajon?

Komuniteti mysliman në Serbi ka mendime të ndryshme për vaksinën.

Zëvendëskryetari i Bashkësisë Islame të Serbisë, Reshad Pllojoviq thotë se kjo ndodh për dy arsye: e para sepse disa besojnë se mund të ketë efekte anësore negative dhe e dyta për shkak të siç është thënë vaksina përmban xhelatinë të derrit.

“Një numër i madh i myslimanëve, edhe ata që jetojnë në mbarë botën si dhe ata që jetojnë në këtë rajon, janë të shqetësuar dhe janë adresuar te Bashkësia Islame për faktin se, siç është e ditur nga i gjithë publiku, xhelatina si produkte me origjinë shtazore përdoret në industrinë e farmaceutikës, në prodhimin e medikamenteve dhe këto mund të jenë me origjinë nga derri, kafshë që myslimanëve iu ndalohet ta konsumojnë”, tha Reshad Pllojoviq për REL.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni KETU