COVID-19 në Kosovë, një i vdekur dhe 267 raste të reja
Foto: Laura Hasani

COVID-19 në Kosovë, një i vdekur dhe 267 raste të reja

Aktuale January 18, 2021 - 14:56

Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe në laboratorët privatë me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 1.377 mostra të marra nga SHSKUK-ja dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave rezultojnë 267 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna e Ferizajt, 74 vjeç.

Numri total i rasteve pozitive është 56.118 raste nga 209.960 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.411 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 163 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.432 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.275.