Podujeva komuna e dytë pas Prishtinës me më shumë raste të reja me COVID-19

Podujeva komuna e dytë pas Prishtinës me më shumë raste të reja me COVID-19

Aktuale January 18, 2021 - 15:06

Në Kosova gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 267 raste të reja me COVID-19 dhe një viktimë.

Podujeva është radhitur e dyta sipas komunave për nga numri i rasteve të reja, pas Prishtinës, e cila vazhdon të jetë e para, sidomos nga fillimi i valës së dytë të pandemisë në vendin tonë, raporton “Zeri.info”.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 56 raste, Podujevë 49 raste, Prizren 27 raste, Gjilan 23 raste, Pejë 17 raste, Gjakovë 15 raste, Mitrovicë 13 raste, Suharekë 11 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Vushtrri 7 raste, Lipjan 5 raste, Istog 4 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Drenas 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Malishevë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Rahovec 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat; Dragash, Graçanicë, Kllokot dhe Shtime. Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën”, thuhet në raportin e IKSHPK-së. /Zëri