Hoti merr pjesë në inaugurimin e shkollës në Drobesh të Vitisë

Hoti merr pjesë në inaugurimin e shkollës në Drobesh të Vitisë

Aktuale January 18, 2021 - 15:52

Sot në fshatin Drobesh të Vitisë është inauguruar shkolla e mesme e ulët “Dëshmorët e Vitisë”.

Në këtë inaugurim ka marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, i cili është shprehur i lumtur me këtë investim që ka bërë Qeveria.

Hoti ka thënë se ardhmëria u takon të rinjve dhe fëmijëve dhe se duhet të bëhet e mundur që ata të rriten e të shkollohen në kushte dhe mundësi të barabarta sikurse moshatarët e tyre kudo nëpër botë.

“Sot mora pjesë në inaugurimin e shkollës së mesme të ulët ‘Dëshmorët e Vitisë’, në fshatin Drobesh të kësaj komune. Nxënësve dhe arsimtarëve u thashë që është simbolikë e mirë fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në objekt të ri, i cili ofron kushte shumë më të mira për mësim”, ka thënë Hoti.

Ai shpreson se shumë shpejt do të largohet pandemia dhe do të kthehet gjallëria në shkolla, biznese dhe familje. /Zëri

 

Gjithmonë i lumtur kur investojmë në të ardhmen e vendit. Ardhmëria u takon të rinjve dhe fëmijëve, e ne duhet të...

Posted by Avdullah Hoti on Monday, January 18, 2021