Qeveria e presidenca pa konsensus për drejtorin e ri të AKI-së

Qeveria e presidenca pa konsensus për drejtorin e ri të AKI-së

Aktuale January 18, 2021 - 19:32

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ende nuk i është përgjigjur propozimit të kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, për emërimin e drejtorit të ri të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), të cilin ai e kishte dërguar para tre javësh.

Ky post mbeti i lirë, prejse Kreshnik Gashi liroi detyrën me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Hoti. Kërkesa e Hotit, ishte mbështetur edhe nga u.d e presidentit, Osmani.

Në presidencë dhe qeveri nuk konfirmojnë nëse kanë komunikim institucional për të zgjedhur drejtorin e ri të AKI-së, ashtu siç parashihet në ligj.

Bazuar në Ligjin për AKI-në, në nenin 5.3 përcaktohet se “presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me kryeministrin, emërojnë së bashku drejtorin e AKI-së brenda 20 ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë”.

Gashit i ishte kërkuar të lironte pozitën më 17 dhjetor, 2020, por asnjëherë nuk janë dhënë detaje zyrtare, për datën e saktë kur ai e ka liruar këtë pozitë.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU.