Në Neonatologji të QKUK-së nuk ka asnjë foshnje të infektuar me COVID-19
Foto ilustruese

Në Neonatologji të QKUK-së nuk ka asnjë foshnje të infektuar me COVID-19

Aktuale January 18, 2021 - 21:06

Nga virusi COVID-19 nuk shpëtuan as bebet e posalindura.

Disa bebe u infektuan me virusin, e u trajtuan në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK, në një hapësirë të veçantë në repartin intensiv, përcjellë Klan Kosova.

Edhe foshnjat ishin me simptoma e terapi, derisa u trajtuan nga stafi mjekësor i cili ishte i përgatitur për këtë sfidë.

Që nga fillimi i pandemisë janë 4 foshnje të prekura me COVID-19, derisa të dyshuara ishin 60 sosh.

Për fat të mirë asnjë nga këto bebe nuk ka vdekur, dhe të gjitha janë shëruar.

Aktualisht në Klinkën e Neonatologjisë nuk ka asnjë foshnje të infektuar, derisa foshnja e fundit u shërua dhe u lirua për në shtëpi para 3 ditësh.