Nënkryetari i PDK-së: Shpresojmë që kurrë s’do kemi koalicion me Vetëvendosjen

Nënkryetari i PDK-së: Shpresojmë që kurrë s’do kemi koalicion me Vetëvendosjen

Aktuale January 18, 2021 - 21:49

Memli Krasniqi, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka uruar që asnjëherë partia e tij të mos ketë bashkëpunim politik me subjektin me të cilin ishte bashkë në opozitë në legjislaturën e shtatë, Vetëvendosjen.

Krasniqi tha, ndër të tjera, edhe se vetëm qeverisja e PDK’së i ofron stabilitet vendit. Ai këto komente i bëri në T7.

“Shpresojmë që ne kurrë s’kemi me pasë koalicion me VV. Nëse ne i fitojmë zgjedhjet, ne do të mundohemi me e kriju një qeverisje që i ofron stabilitet vendit. Një prej krizave më të mëdha të vendit është jo-stabiliteti”, ka deklaruar ai.

Ai, tutje ka pasur edhe deklarata kundërshtuese për politikat e VV’së, për të cilën thotë se po tentojnë ta manipulojnë qytetarin.

“Si njerëzit mund të manipulohen nga Albin Kurti dhe nga fakti që njerëzit nuk mund ta vërejnë transformimin e tij të hatashëm nga ai që ka qenë dhe ai që është”, deklaroi ai.