19-vjeçarja tërhiqet nga lista e AAK-së për deputete

19-vjeçarja tërhiqet nga lista e AAK-së për deputete

Aktuale January 19, 2021 - 14:29

19-vjeçarja Diellza Rexhepi, e cila ka qenë kandidatja më e re në moshë në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka hequr dorë nga kandidimi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rexhepi, e cila ka thënë se arsyet e tërheqjes nga gara janë personale, shkruan “Express”.

Ndryshe, për kandidaturën e Rexhepit si më e reja në moshë shkroi sot edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Më e reja në moshë në listën e kandidatëve të Aleancës është nëntëmbëdhjetëvjeçarja nga Kopiliqi i Epërm, Diellza Rexhepi, bijë e invalidit të luftës, Naser Rexhepi. Ajo është laborante e biologjisë. E përgëzoj për guximin dhe ambicien e saj për të qenë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në “Facebook”.