Pesë viktima dhe 678 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Pesë viktima dhe 678 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Aktuale January 21, 2021 - 16:35

Në Shqipëri janë regjistruar edhe pesë viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve janë kryer 3088 testime dhe kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 678 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 457 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve 42,426 që nga fillimi i epidemisë.

“Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 285 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë nga Tirana, Kurbini, Librazhdi, Saranda, Lushnja, të moshave 70- 81 vjeç, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”, thuhet në njoftim./Zëri