Infektuar: 73048
Shëruar: 61986
Vdekur: 1649
KQZ-së i rekomandohet t’i certifikojë të gjithë kandidatët

KQZ-së i rekomandohet t’i certifikojë të gjithë kandidatët

Aktuale January 22, 2021 - 15:01

Zyra për Regjistrimin dhe Certifikimin e Partive Politike i ka rekomanduar KQZ-së t’i certifikojë në pako të gjithë kandidatët e partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Arsyeja për këtë thuhet të jetë pasi Zyra ka hasur në vështirësi për të pasur një qëndrim të qartë në lidhje me zbatimin e germës “q” të Nenit 29 të LPZ-së, transmeton “Zeri.info”.

Kështu ka bërë të ditur përmes një shkrimi në “Facebook” ish-anëtari i LVV-së në KQZ, Adnan Rrustemi, duke shtuar se rekomandimi i Zyrës nuk mund të ndryshohet nga anëtarët e KQZ-së që vijnë nga partitë politike.

“Zyra ka hasur në vështirësi për të pasur një qëndrim të qartë në lidhje me zbatimin e germës ‘q’ të Nenit 29 të LPZ-së. Për arsye të paqartësisë së hasur Zyra rekomandon KQZ-në që të certifikojë në pako subjektet politike dhe kandidatët e mësipërm, certifikimi i kandidatëve e liron KQZ-në nga obligimi që rrjedh nga Neni 30 i LPZ-së në lidhje me ruajtjen e informatave të kandidatëve që janë identifikuar nga institucionet tjera, duke u krijuar mundësi palëve të interesuara për ankesë në instancat ankimore të nivelit të parë dhe të dytë”, thuhet në pjesën e dokumentit nga Zyra për Regjistrimin dhe Certifikimin e Partive Politike, të cilin e ka bërë publik Rrustemi.

Rrustemi gjithashtu ka shtuar se sot KQZ-ja e ka përpara rekomandimin për të certifikuar kandidatët dhe sipas tij çfarëdo veprimi tjetër do të ishte antikushtetues. /Zëri